Gjuriq shëtit dhe drekon në Prishtinë

Kosova

Gjuriq shëtit dhe drekon në Prishtinë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 18:44

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka biseduar sot në Prishtinë, me oficerin për lidhje të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq, për realizimin e projekteve të rëndësishme për “të dy bashkësitë”.


“Kemi biseduar për atë se si potencialet ekonomike që ekzistojnë t’i unifikojmë dhe së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme, të punojmë në projektet të cilat do të ishin të rëndësishme për të dy bashkësitë”, ka thënë Gjuriq, pas takimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, raporton agjencia Beta.


Ai ka vlerësuar se për serbët dhe shqiptarët në Kosovë është e nevojshme e ardhmja e përbashkët pa urrejtje dhe ka treguar në rëndësinë e bisedimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për problemet që u takojnë si serbëve ashtu edhe shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat