Enver Hoxhaj shkarkon Ambasadorin e Kosovës që fyu Sali Berishën

Kosova

Enver Hoxhaj shkarkon Ambasadorin e Kosovës që fyu Sali Berishën

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:49

Pas skandalit që i ngarkuri me punë në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti bëri në një postim në rrjetin social facebook ku ofendon rëndë ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha duke e quajtur psikopat i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të të ngarkuarit me punë të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti pas komenteve të tij në rrjetin social të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari politik i ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

“Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, ka thënë Xhemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat