Komandanti i NATO-s për Evropë: Përhapja e radikalizmit, rrezik për Kosovën

Kosova

Komandanti i NATO-s për Evropë: Përhapja e radikalizmit, rrezik për Kosovën

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:35

Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, Philip Breedlove ka thënë në një konferencë për media se Kosova është një storie e suksesit dhe po përparon çdo ditë.
Breedlove e ka quajtur të rrezikshëm shkuarjen e qytetarëve qoftë të Kosovës apo edhe vendeve tjera të Ballkanit, në konfliktet e vendeve tjera sikur ajo e Sirisë, duke shtuar se ky është një shqetësim në rritje dhe jo duke u zvogëluar dhe nuk ka tendenca për ta parandaluar por vetëm po përhapet.
Ai tha, së një gjë e tillë është rrezik për gjithë rajonin dhe më gjerë dhe jo vetëm për Kosovën.
Breedlove ka folur edhe për situatën në veri, duke thënë se atje gjendja dhe liria e lëvizjes po përmirësohen.
Ai tha se vizita e tij, vetëm një ditë pas publikimit të raportit të prokurorit Williamson, nuk korrespodon asgjë me të pasi që kjo është çështje e EULEX-it dhe Bashkimit Evropian dhe NATO nuk përzihet këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat