Kadri Veseli: Raporti i Taskë Forcës hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës

Kosova

Kadri Veseli: Raporti i Taskë Forcës hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është njëri nga personat që përmenden në raportin e Dick Martyt, ka reaguar pas publikimit të raportit të prokurorit Clint Williamson. Ai ka thënë se raporti i djeshëm hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Veselit.

Pavarësisht nga pretendimet e mundshme se si erdhi deri te historiku i ‘raportit Dick Marty’, pas publikimit të raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadori Clint Williamson, mund të konstatohet se është një arritje drejt avancimit dhe funksionalizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, me ç’rast, hapet rruga përfundimtare për zbardhjen e së vërtetës dhe vetëm e së vërtetës mbi pretendimet e ngritura nga ai raport.

Me këtë rast, ashtu siç pohuan edhe shumë zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e drejtë kundër pushtuesit agresiv shekullor, për pavarësinë e Kosovës.

Ushtri Çlirimtare e Kosovës ishte i gjithë populli i Kosovës, i cili u ngrit fuqishëm për ta fituar lirinë e vet mbi parimet bazë të Qytetërimit perëndimor dhe mbi këto parime ai është duke e ndërtuar perspektivën dhe të ardhmen e vet.

Qasja me aq seriozitet e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj të gjitha ‘pretendimeve të mundshme’, që ato të përballën me drejtësinë, dëshmon në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje se shteti më i ri në Evropë, Republika e Kosovës, është një storie e përbashkët suksesi e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Qytetërimit perëndimor e demokratik në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat