OVLUÇK: Ftojmë luftëtarët që të bojkotojnë thirrjet e Gjykatës Speciale

Kosova

OVLUÇK: Ftojmë luftëtarët që të bojkotojnë thirrjet e Gjykatës Speciale

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:23

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me rastin e publikimit të raportit shpreh shqetësim për vazhdimin e luftës speciale kundër luftëtarëve të lirisë dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe armiqëve të kombit shqiptar.
Reagimin qyqar dhe servil të akterëve politik dhe shoqëror të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk nguruan as të shprehin gëzimin e hapur për njollosjen e luftës çlirimtarë të kombit shqiptar për liri e bashkim.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, këtë raport e konsideron:
- Jologjik dhe qesharak; për faktin se akuzohet për spastrim etnik, ushtria e cila ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet dhe popullatën e robëruar nga okupimi; ushtri e cila nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.
- Antihistorik; sepse në vend se të bëhen hetime për okupimin me dhunë të Kosovës me 1913 dhe 1945, hetime për masakrat ndaj popullatës civile shqiptare nga Mbrëtëria Jugosllave, e më pas RSFJ, ku u vranë me dhjetëra mijëra shqiptarë; të hetoj gjenocidin dhe vrasjen e mijëra civilëve nga shteti jugosllav si dhe dhunimin e mijëra femrave shqiptare gjatë viteve 1998-1999; spastrimin etnik të shkurtit 2000, ku në sy të ndërkombëtarëve, brenda një nate vriten 11 shqiptar dhe dëbohen rreth 12.000 të tjerë; heton luftën e drejtë dhe të njohur ndërkombtarisht të një populli të okupuar me dhunë, në mënyrë që të kënaq apetitet politike të shtetit gjenocidial e mizor Serbisë, aleatëve të tyre ndërkombëtar si dhe segmenteve proserbe shqipfolëse në Kosovë
- Tendencioz; me qëllim të goditjes së elementit patriotik shqiptar në Kosovë (krerët, luftëtarët dhe përkrahësit e UÇK-së), dobësimit të tij dhe forcimit të elementit servil e proserb në Kosovë, në mënyrë që të njëjtit të vijnë e mbesin në pushtet, për të penguar aspiratën shqiptare për bashkimin e të gjitha trojeve në një shtet
- Inferior; me faktin se dëshirojnë ta njollosin popullin më të vjetër në Evropë, pasardhësit e pellazgo-ilirëve, duke i shpallur ata kinse jo të civilizuar, vetëm për shkak të inferioritetit që kjo Evropë, por edhe gjyshërit e tyre që organizuan konferencat famkeqe kundër shqiptarëve, e ka ndaj popullit themelues të civilizimit e qytetërimit evropian.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konstaton:
- Ky tentim do të jetë i dështuar, ashtu siç dështuan dhe Gjykata e Hagës si dhe gjykatat famkeqe të UNMIK-ut dhe EULEX-it
- Elementi patriotik në Kosovë, nuk do të humb as këtë betejë, por do të dal edhe me i fortë edhe më i bashkuar pas mbarimit të këtij procesi të turpshëm për Evropën dhe botën
- Ne do të jemi në mbrojtje të secilit që mund të akuzohet nga kjo “gjykatë” politike
- Ne ftojmë luftëtarët si dhe popullin liridashës të Kosovës, që të bojkotojnë thirrjet e kësaj gjykate, sepse ajo që do të mbetet pas, do të jetë vetëm vula e turpit dhe mallkimi nga historia, thuhet në fund tw reagimit të OVL UÇK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat