Spastrimi i parave të organizatave terroriste, edhe nga njerëzit e politikës në Kosovë

Kosova

Spastrimi i parave të organizatave terroriste, edhe nga njerëzit e politikës në Kosovë

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:11

Sikur në grupin e madh të terroristëve të organizatës famëkeqe ISIS të mos kishte shqiptarë, mbase opinioni vendor do t`i përballonte pak më lehtë skenat e vrasjeve masive si dhe masakrimeve që kjo organizatë po i bënë ndaj popullatës civile në Siri e Irak. Mirëpo është pikërisht njëri nga shumë shqiptarët e rekrutuar në Siri që quhet Lavdrim Muhaxheri e i cili po bënë kërdi me popullatën civile atje. Në një fotografi të publikuar nga vet ai, shihet duke i këputur kokën një personi me mjet të mprehtë.
Rrymat ekstreme fetare tash e sa kohë kanë kapluar edhe Kosovën, ndonëse është mjaft e vështirë të dihet se kush në të vërtetë qëndron prapa tyre, por të paktën Adem Demaçi akuzon Serbinë, e madje edhe Londrën.


Shpëlarja e parave

Derisa Bashkësia Islame e Kosovës mohon bashkëpunimin me organizata islamiste që kanë ardhë në Kosovë me qëllim “bamirësie”, analistët mendojnë se pikërisht ky institucion mbanë përgjegjësi për kultivimin e këtyre rrymave. Kjo sipas tyre, duke mos i kontrolluar ata që mbajnë ligjërata nëpër Xhami. Madje analistët shkojnë edhe përtej kësaj duke thënë se njerëz të politikës përmes BIK-ut, kanë gisht krimin e organizuar dhe shpërlarjen e parave që këto organizata e bëjnë në Kosovë.

Nuk është hera e parë që Lavdrim Muhaxheri përmes fotografive e videove paraqet veprat e tij që i bënë në Siri e Irak. Kësaj radhe ai zgjodhi një foto tronditëse që ta ndaj me opinionit. Aty shihet duke i prerë kokën një personi me një mjet të mprehtë. Madje në duart e tij vërehet fare mirë edhe koka e këputur e “robit”.

Kjo fotografi ka ngjallur shumë reagime në opinionin vendor. Akti u quajt makabër nga politikan e njerëz të ndryshëm Shoqërisë Civile të vendit tonë.

Analisti i çështjeve të sigurisë Avni Islami në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nuk ka qenë në traditën e Kosovës predikimi i Islamit Radikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat