A do të përfundoj Hashim Thaçi në bankën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale?

Kosova

A do të përfundoj Hashim Thaçi në bankën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale?

Nga: Hava Orana Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:09

Edhe kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, njëherazi deputet në legjislaturën e re, do të jetë në bankën e të akuzuarve, siç citojnë mediat serbe që para pak ditësh e amnistuan kryeministrin shqiptar. Ndërkaq, nuk e kursyen kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinajn, për të cilin paralajmëruan aktakuzë nga Gjykata Speciale. E tash ndryshuan mendjen duke e fut në këtë rreth edhe Thaçin. E gjitha kjo ngjan me një lojë serbe, për të sjellë turbullira në Kosovë, dhe për të përkeqësuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Mirëpo pavarësisht qëllimeve të serbëve, nuk është hera e parë që për Hashim Thaçin thuhet se do të ngritet aktakuzë, për të bërat e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sado që akuzat e tilla bën që ai të heq dorë nga lufta e UÇK-së, duke thënë se nuk ka qenë në front të luftës, ai nuk u kursye nga akuzat për krime të mundshme gjatë luftës.

Vrasjet e kundërshtarëve

Akuzat më të rënda ndaj tij dhe njerëzve të tij, ishin rreth vrasjeve të kundërshtarëve politikë, që u bën pas luftës. Ishin vetë familjarët e të vrarë që hodhën gishtin drejt Hashim Thaçit dhe klanit të tij.

Se do të ngriten akuza ndaj disa personave për vrasjet politike, kryesisht të njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mesin e tyre njerëz të shquar, veprimtarë e intelektualë, këtë e ka dëshmuar edhe raporti i prokurorit të EULEX-it, Clint Williamson, bazuar në hetimin prej më shumë se dy vite.

“Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është drejtuar... kundër bashkëkombëtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së. Për më tepër, ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK-së ndërmorën një fushatë të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politik shqiptarë kosovarë, e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor”, thotë Williamson në raportin e tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat