Familja Bytyqi padit Serbinë në OKB

Kosova

Familja Bytyqi padit Serbinë në OKB

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 16:19

Familja Bytyqi vazhdon odiseadën për gjetjen e përgjegjësve për vrasjen e tre bijve të tyre. Në këtë deri më tash u ka ndihmuar edhe shteti amerikan përmes presionit mbi Beogradin por rasti ende nuk është përmbyllur. Për këtë dëshmon edhe nisma më e re e kësaj lënde përmes Grupit Punues të OKB-së për rastet e zhdukjeve (WGEID) dhe raportuesit special për mbrojtjen e së vërtetës dhe drejtësisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, të cilën e ka nisur General Litigation dhe familja Bytyqi.

Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, shtetas te SHBA-ve, janë arrestuar në kufirin me Serbinë nga policia serbe dhe janë ekzekutuar në Petrovo Sello. Ndërsa trupat e tyre janë zhvarrosur nga varri masiv që gjendej në të njëjtin vend, ku ata u ekzekutuan.

Siç raportohet, General Litigation, ankesa e WGEID dhe Raportuesi Special për promovimin e së vërtetës dhe drejtësisë, erdhi pasi që WGEID kritikoi Serbinë për mungesë përparimi në hetimin e krimeve të luftës dhe ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Serbi dhe raportuesin special që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Përsëritja e këtyre thirrjeve, tregojnë për pakënaqësitë në rritje me vullnetin politik të Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj për viktimat e viteve nëntëdhjetë”, thuhet në këtë komunikatë, raportojnë mediat serbe.

Ndër të tjera thuhet se organizatat si Qendra për të drejtat humanitare, Human Rights Watch, Amnesty Interantional dhe Komisioni Evropian, kanë raportuar se Serbia ende nuk i ka paraqitur në gjykatë ndonjë zyrtar të lartë për përfshirje në krime të luftës gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Në “General Litigation” thuhet se Serbia nuk ka marr në pyetje zyrtar të lartë të cilët kanë qenë në krye të zinxhirit komandues, të cilët kanë urdhëruar vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Këshilltari ligjor i familjes Bytyqi, Robert Barry, citohet të ketë thënë se “në bazë të deklaratave kundërthënëse të Qeverisë së re të Serbisë, nuk ka fakte për heqjen e mbrojtjes së atyre zyrtarëve që i kanë kryer këto vrasje”.

“General Litigation”, kërkon nga WGEID që të obligojë Qeverinë e Serbisë që të zgjidh problemet të cilat po i ndalojnë hetimet dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë të përfshirë në rast që të zgjidh problemet të cilat po i ndalojnë hetimet dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë të përzier në rast, përfshirë edhe Goran Radosavljevic të njohur si „Guri“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat