A është normale prerja e kokës së njeriut?!

Kosova

A është normale prerja e kokës së njeriut?!

Nga: M.Lakna Më: 30 korrik 2014 Në ora: 14:33

Pas publikimit të fotografive të terroristit Lavdrim Muhaxheri, i cili shihet duke i këputur kokën një personi, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Fortë, Yll Rugova. Sipas tij, është brengosës fakti dikush e quan normale prerjen e kokës së dikujt që është pabesimtar.
“Fakti që ekziston një sadist që këput koka fëmijësh është fort brengosës, por edhe ma brengosës është fakti që ka njerëz që po e përkrahin këtë sadist. Fatkeqësisht lexova sot në FB njerëz që po thojin gjëra si "normale osht me ia këputë kryet pa besimtarit, por jo me fotografu tu e këputë". Tmerr!”,shkruan Rugova.
Ndryshe, fotografia e terroristit Lavdrim Muhaxheri ka nxitur reagimin e mbarë opinionit me vet faktin se i njëjti është shqiptar nga Kosova.
Muhaxheri para pak muajsh kishte publikuar video tjetër ku shihej duke shqyer pasaportën e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat