"UÇK-ja ka bërë gabime individuale, nuk përjashtohet as Hashim Thaçi"

Kosova

"UÇK-ja ka bërë gabime individuale, nuk përjashtohet as Hashim Thaçi"

Nga: Hava Orana Më: 30 korrik 2014 Në ora: 13:54

Analisti dhe publicist Jeton Kelmendi thotë se Ushtria Çlirimtare ka bërë gabime individuale gjatë luftës, dhe ashtu do të dënohet si e tillë.

Sipas tij, do të dënohen dhe akuzohet vetëm ata persona që kanë bërë gabime gjatë luftës, pa marrë parasysh hierarkinë dhe pozitën që ka pasur. Në këtë rast nuk e përjashton as kryeministrin në largim Hashim Thaçin.

“Është pak e rëndësishme se a do të ngritet aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, apo ndonjë ‘hashimi’ tjetër ‘hashimian’.

Nuk ka gjykim ndaj luftës së drejtë të Kosovës në vitet e 90-ta ndërsa se cilët do të jenë dhe a do të jetë edhe Hashim Thaçi në bankën e të akuzuarve është fare pak e rëndësishme, dhe në qoftë se një individ i caktuar ka mundur të gaboj diqka, UÇK-ja ka qenë e involvuar dhe është më rëndësi se të gjithë të akuzuarit e mundshëm pra do të jenë raste individuale”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat