Salihu: Raporti i Willamsonit, i matur dhe përgjithësisht korrekt

Kosova

Salihu: Raporti i Willamsonit, i matur dhe përgjithësisht korrekt

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 12:52

Raporti prokurorit të Task Forcës speciale të BE-së, Clint Wiliamson, është i matur, korrekt dhe pak abstrakt. Ky është vlerësimi që bënë profesori i drejtësisë, Ismet Salihu, për transmetuesin publik ku thotë se nuk është mirë që nuk u është vënë pika çështjeve që kanë mbetur të hapura. Profesor Salihu thotë se raporti nuk është i drejtuar ndaj UÇK-së si dhe nuk mund të bëhet baraspeshim me krimet e mëdha që ka kryer Serbia në Kosovë.

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismtet Salihu vlerëson se Raporti i prokurorit, Cint Wiliamson ka qenë mjaftë i matur dhe përgjithësisht korrekt, por të njëjtën kohë edhe pak abstrakt. Wiliamson nuk është lëshuar në çështje specifike për shkak se ato janë ende në hetim e sipër thotë profesor Salihu, duke shtuar se do të duhej vënë pika këtyre çështjeve, edhe në rastin e trafikimit të organeve.

“Nuk është mirë kjo sepse është dashur të përfundojë kjo po ose jo, mirëpo kjo mbetet çështje e hapur. Kështu që edhe në të ardhmen do të zhvillohen hetimet dhe nëse vetëm edhe një rast e konstatojnë, me siguri ata do të ngritin akuzën edhe për këto krime”, tha ai.

Ndërsa për paralajmërimin e prokurorit Wiliamson se do të ketë një aktakuzë për krimet e pasluftës, ndaj personave të lidhur me kreun e UÇK-së, Profesor Salihu e vlerëson faktin se Wiliamson disa herë potencoi se kjo nuk është e drejtuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por ndaj individëve të caktuar. Ai thotë se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë çlirimtare, një luftë e cila nuk është e ndaluar as me konventa ndërkombëtare as me të drejtën nacionale etj.

“Por edhe ai vetë e theksoi , por është edhe gjë notore që krimet që kanë kryer pjesëtarët e policisë, ushtrisë dhe paramilitare serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës janë shumë shumë më të mëdha, madje mund të bëhet një paralele me 100 ose 1 mijë herë ma shumë kanë kryer serbet, ndërsa këto krime eventuale kanë qenë krime individuale”, tha ai.

Ndryshe, Profesori Ismet Salihu e vlerëson pozitivisht reagimin e institucioneve në Kosovë.

“Veçmas ajo komunikata e qeverisë por edhe AAK kanë qenë me vend korrekte, e pranojnë këtë raportin e prokurorit amerikan Wiiliamson dhe janë të gatshëm që edhe këta të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve eventuale të cilat janë në procedurë e sipër në hetuesi”, theksoi ai.

Përderisa thotë se për pesë vjetët e ardhshme do të ballafaqohemi me këso akuza, hetime por edhe gjykime, Profesorii i drejtësisë Ismet Salihu porositë institucionet e Kosovës duhet të kryejnë punën e tyre, të konsolidohet funskionimi i shtetit ligjor, dhe rastet eventuale të krimeve të fillojnë ti marrin në përgjegjësi edhe ti gjykojnë edhe vetë gjykatat tona, edhe pse është e dhimbshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat