Taskë Forca shpreson se të gjithë të akuzuarit do të dorëzohen vullnetarisht

Kosova

Taskë Forca shpreson se të gjithë të akuzuarit do të dorëzohen vullnetarisht

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 12:45

Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila shpalosi dje të gjeturat e hetimit tre vjeçar për raportin e Dick Martyt shpreson se të gjithë të akuzuarit do të dorëzohen vullnetarisht. Emrat e të akuzuarve nuk do të bëhen publikë para themelimit të Gjykatës.
Zyrtarë të Taskë Forcës së Bashkimit Europian e cila ka shpalosur të martën të gjeturat e hetimit trevjeçar që ndërlidhen me raportin e Dick Martyt shpreson se të gjithë zyrtarët e dikurshëm të UÇK’së që pritet të arrestohen do të dorëzohen vullnetarisht.

Sipas Deutsche Welle (seksioni anglisht), edhe pse emrat e të akuzuarve nuk janë bërë publik, zëdhënësi i Taskë Forcës Joao Sousa, ka thënë se shpreson se të gjithë do të dorëzohen vullnetarisht.

“SITF është optimiste për rezultatin e procedimeve të planifikuara gjyqësore pasi beson se ka mjaftë dëshmi, ka thënë zëdhënësi. Po ashtu bazuar në nivelin e bashkëpunimit që ka treguar Kosova deri më tani, organizata është e bindur se secili që do të akuzohet do të dorëzohet vullnetarisht dhe do ti nënshtrohet procesit gjyqësor” citon DË zëdhënësin e Task Forcës.

Sousa ka ripërsëritur se emrat e të akuzuarve nuk do të publikohen para krijimit të Gjykatës që pritet të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq gazeta britanike “Guardian” ka trajtuar mundësinë që të akuzuarit, që sipas saj janë figura të larta politike në vend, të bllokojnë miratimin e e Gjykatës në Kuvendin e Kosovës duke mos u pajtuar për ndryshimet kushtetuese për të cilat duhen 2/3 e deputetëve.

Por, kjo sipas Williamson do të ishte vështirë për t’u shitur para opinionit, pasi kjo do të shihej si përpjekje e tyre për ta “shpëtuar lëkurën” e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat