New York Times: Goditje për Kosovën

Kosova

New York Times: Goditje për Kosovën

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 12:24

Deklaratat e zotit Williamson janë një goditje për Kosovën, një vend të varfër që ka qenë duke luftuar për të gjetur legjitimitet ndërkombëtar që kur shpalli pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Konkluzat e tij ka shumë të ngjarë të jenë mirëpritur nga Serbia, e cila ka argumentuar gjatë që drejtësia ndërkombëtare është fokusuar në mënyrë të padrejtë vetëm në serbët e dyshuar për krime lufte”, shkruan në një tekst të gjatë e përditshmja më e madhe amerikane “New York Times”.

Mëtej kjo gazetë njofton që “të martën, qeveria e Kosovës tha se ishte e vendosur të bashkëpunojë me hetuesit. Petrit Selimi, Zëvendësministri i Jashtëm, tha se raporti i Zotit Williamson nuk ofroi elemente të reja. “Lufta e Kosovës ishte një kauzë e drejtë për liri e mbështetur nga bota e lirë, derisa individët të cilët dyshohen se mund të ishin të angazhuar në sjellje të paligjshme nën ombrellën e një ushtrie guerile duhet të përballen me drejtësinë,” tha ai në një deklaratë dërguar me email për “New York Times”, transmeton blic.

“Aktakuza e mundshme kundër udhëheqësve të UÇK-së vijnë përndryshe më shumë se një dekadë pasi kanë ndodhur krimet e pretenduara të luftës. Përndryshe kjo nuk paraqet një kufizim kohor për krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare”, shkruan “New York Times”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat