Televizioni publik gjerman ARD: Edhe Hashim Thaçi mes të dyshuarve!

Kosova

Televizioni publik gjerman ARD: Edhe Hashim Thaçi mes të dyshuarve!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:48

Emisioni më i shikuar informativ në Televizionin gjerman ARD, „Tagesschau“ (http://www.tagesschau.de/ausland/organhandel-100.html) raporton se se edhe shefi i deritashëm i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi është mes të dyshuarve për krime lufte.
„Hetimet të cilat zgjatën për tre vite mbulojnë në pjesën më të madhe Raportin e senatorit zviceran Dick Marty (2010/11), tha Williamson. Në të Marty e akuzon edhe shefin e deritashëm të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi në bashkëpjesmarrjen e kidnapimit të serbëve”, raporton Tagesschau duke shtuar se “Për hetimet e deritashme sipas Williamson janë shikuar mijëra dokumente dhe janë marrë në pyetje qindra dëshmitarë”

Edhe Hashim Thaçi në bankën e të akuzuarve?

Mes të akuzuarve për krime lufte pos Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit do të jenë edhe dhjetë anëtarë tjerë të UÇK-së, raportojnë mediat serbe në Beograd dhe i transmetojnë mediat serbe.

Siç kanë njoftuar burimet e Qeverisë serbe, “nuk duhet befasuar që në Gjyqin e ri për Krime të Luftës nëse do hapen edhe raste për tregti me organe”.

Qeveria Serbe është ndarë tepër e kënaqur me raportin e Williamson kanë bërë të ditura këto qarqe qeveritare duke shtuar se “rëndësia e mirëfilltë e këtij raporti do të del në pah kur të ngritën aktakuzat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat