Ramadani: Ekstremizmi dhe tru-shpërlarja është rritur, shumë vonë po reagohet

Kosova

Ramadani: Ekstremizmi dhe tru-shpërlarja është rritur, shumë vonë po reagohet

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:24

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas aktit të një ndër pjesëtarëve nga Kosova më të njohur në ISIS, Lavdrim Muhaxherit i cili i ka prerë kokën një personit e më pas e ka shpërndarë fotografin në rrjeti social Facebook.
Ramadani ka thënë se pamjet tmerruese të një shqiptari të Kosovës që i pret kokën një të riu janë dëshmi e nivelit të rëndë të kësaj ideologjie terroriste dhe tru-shpërlajra ekstremiste ka filluar shumë vite më parë.
“Pamjet tmerruese të një shqiptari të Kosovës që i pret kokën një të riu janë dëshmi e nivelit të rëndë të kësaj ideologjie terroriste.
Tru-shpërlajra ekstremiste ka filluar shumë vite më parë.
Psh. Lavdrim Muhaxheri, a është tru-shpërlarë? Tash shumica thuani po.
Por, disa vjet më parë shumë pak njerëz kanë pasur dijen dhe guximin për të drejtuar gishtin kah kjo çmenduri.
Madje, disa media e gazetarë më akuzonin për "përzierje në fe"(!).
Të tjerët, keni bërë fushatë kundër meje pa u ndalur për vite të tëra, ndërsa nuk e keni kuptuar se realisht keni dëmtuar shoqërinë dhe veten tuaj, sepse keni mbrojtur tru-shpërlarët.
Para disa muajsh, një shqiptar i Kosovë bëri sulm vetëvrasës në Irak, duke vrarë mbi 50 civilë, gra e fëmijë. Po ashtu, edhe ky tru-shpërlarë.
Të dy rastet terroriste, Lavdrim Muhaxheri dhe Blerim Heta, tregojnë për rrezikun e kësaj ideologjie ekstremiste që thirret në emër të islamit.
Vrasja e grave e fëmijëve dhe pretja në fyt janë vepra terroriste. Asgjë më pak.
EDHE DIÇKA:
Pse po alarmohemi ne shqiptarët gjithnjë me vonesë?
Pse jemi kaq të padijshëm?
Pse kurrë nuk mendojmë?
Pse nuk kuptojmë asgjë?
Për afërsisht qe 7 vjet kam folur me saktësi për ekstremizmin islamist, në të cilin janë përfshirë edhe shqiptarët.
"Anti-fetar", "jahudi", "anti-musliman", "qafir", "i Vatikanit", e çka jo tjetër më keni thënë.
Saherë që më keni thënë kështu e më keni kërcënuar rëndë, e kam kuptuar sa keq i kemi punët.
Sikur këto statusa t'i shkruanit edhe para 4-5 vjetësh, kur ju kam alarmuar për këtë, besoj se do të rritej presioni social kundër devijimeve.
Nëse një ditë shpejt ndodh ndonjë alt terrorist në Kosovë, nuk keni pse të befasoheni. I keni shenjat dhe tru-shpërlarjen qe disa vite. I keni injoruar ato”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat