Mustafa reagon pas aktit të Lavdrim Muhaxherit

Kosova

Mustafa reagon pas aktit të Lavdrim Muhaxherit

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 09:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi Lavdrim Muhaxheri një ndër pjesëtarët e Kosoves më të njohur në ISIS i ka prerë kokën një personit e më pas e ka shpërndarë fotografin në rrjeti social Facebook.

Mustafa ka thënë se feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.
“Të dashur miq,
Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.
Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.
Ne kemi nevojë ti ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona”, ka shkruar Mustafa në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat