Meta: Monstrat duhet privuar nga liria…Distancimet janë patetizëm!

Kosova

Meta: Monstrat duhet privuar nga liria…Distancimet janë patetizëm!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 00:56

Kërkesat gjithandej, që i gjithë Kombi të distancohet nga një kriminel ordiner që vret e pret koka... janë më shumë se patetike!
- Sado qëllimmira të jenë, ato vijnë nga instinkte e inercione patriarkale...!?
S'përfaqëson ky Lavdrim Muhaxheri kolektivisht as kombëtarisht e as n'aspektin fetar shqiptarët - që t’qohen tash t'gjithë shqiptarët gjithandej e t'mbajnë Kuvende distancimi..., e të dalin Degë e Nëndegë Partish, shoqata e institucione e të 'thonë, “ s'jemi Ne - kombi shqiptar - si ky far krimineli - dhe Ne si shqiptar e gjykojmë atë...etj, etj! Me gjykime merret Gjyqësia...
- Në Austri, para disa vitesh ngjau rasti me një Austriak, Josef Fritzl, një Monster, despot e kriminel ordiner, që kishte ngujuar vajzën e tij për 24 vite n'bodrum, pa drite e me ushqim minimal - ku e kishte dhunuar seksualisht e fizikisht mijëra herë...!?
U shokua e gjithë Austria, Europa e bota - por si shkoi kujt mendja se kjo çfarë bëri ky manjak e terrorist, qenka tipar austriak...
Natyrisht, kishte debat të shterueshëm, se si kishte mund të ngjajë që askush s'kishte vërejtur se ai mbante vajzen peng në burgun e tij privat, analizoheshin dështimet e sistemit, ë të shërbimeve sociale, policore etj, etj -por s'i shkonte askujt, as në Austri e as gjetiu në botë ndërmend, t'merrte në pyetje, të ofendonte apo kërkonte distancim nga Austria, nga austrikët etj...
- Monstrat duhet privuar nga liria, mundësisht para se të veprojnë, por nëse s'ngjanë më herët, atëherë, t'paktën kur identifikohen...
Ajo çfarë dua të them është se gjithsesi, asnjëri prej nesh, çoftë si shqiptar apo edhe si mysliman - si individ apo komb - s'kemi pse t'organizojmë parada histerike t'distancimit e arsyetimit për një Hajvan që vetëm njeri s’është...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat