Ivanoviq: Ekzistojnë lista për arrestimin e serbëve

Kosova

Ivanoviq: Ekzistojnë lista për arrestimin e serbëve

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 22:59

I ashtuquajturi kryetar i Këshillit nacional serb në veri të Kosovës, Millan Ivanoviq deklaroi të martën se zyrtarë të lartë serbë dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare i kanë thënë se ekzistojnë lista për arrestimin e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, listat e tilla ekzistojnë dhe ato janë në funksion të pastrimit etnik të serbëve të mbetur ende në veri të vendit dhe në funksion të krijimit të Shqipërisë së Madhe. Kjo deklaratë e tij u bë për televizionin Most të Zveçanit.
Ivanoviq deklaroi se zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare i kanë thënë, kurse zyrtarët në Beograd ia kanë konfirmuar që ekziston lista e ngushtë për arrestimin e 18 serbëve, në të cilën figuron edhe emri i tij.

“Përmendet edhe një listë prej 34 emrave të personave për arrestim dhe sipas të gjitha gjasave pritet vetëm formimi i Gjykatës për krime të UÇK-së, për arsye të baraspeshës, për të gjykuar edhe serbët”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat