Çfarë efekti do të ketë Raporti i Williamsonit për imazhin e Kosovës?

Kosova

Çfarë efekti do të ketë Raporti i Williamsonit për imazhin e Kosovës?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:36

Geci thekson se, rreth këtij Raporti se çfarë efekti do të ketë për imazhin e Kosovës, duhe ta pyesim edhe pretendentin tjetër që po tenton ta formon Qeverinë, Hashim Thaçin.

“Sepse, shteti i Republikës së Kosovës është ai që duhet të formoj kornizen ligjore për Gjykatën Speciale dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka aprovuar formimin e kësaj gjykate. Dhe për të gjitha pretendimet dhe për të gjitha veprimet e mëtutjeshme përgjegjës është shteti i Republikës së Kosovës dhe institucionet e thirrura për drejtësi dhe për Prokurori.

Kryeprokurori i Task Forca Hetimore Speciale ( TFHS), Clint Williamson ka thënë se nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh, por se, sipas tij, ka bazë për ngritjen e aktakuzave ndaj disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët ai pohon se ka gjetur prova të mjaftueshme se kanë bërë krime ndaj civilëve serbë dhe romë, si dhe kanë vrarë pa gjyq edhe kundërshtarët e tyre politikë shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat