Kocijancic: Williamson bëri një punë të mirë

Kosova

Kocijancic: Williamson bëri një punë të mirë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 18:08

​Zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherin Ashton, Maja Kocijancic, ka thënë se raporti e prokurorit Clin Williamson e marrin si përgjegjësi për sundimin e ligjit sa i përket raportit të senatorit Dick Marty.

Kacijancic ka thënë se e kanë mbështetur plotësisht task forcën e krijuar enkas për këtë qëllim, bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Ajo tha se kryeprokurori Williamson, por edhe ekipi i tij në përgjithësi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

“Nuk kam koment të veçantë në lidhje me konferencën. Por në përgjithësi mund të them se ne e marrim seriozisht përgjegjësinë e sundimin e ligjit dhe për raportin e Dick Marty-it e kemi sjellë këtë hetim nën ombrellën e EULEX-it dhe se është formuar forca speciale hetimore dhe që atëherë ne vazhdimisht kemi mbështetur punën e Task Forcës së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Me qëllim të adresimit të sfidave të tjera që procedurat e mundshme gjyqësore do të mund te sjellin, vendet anëtare kanë mbështetur tashmë parimin e zhvendosjen se procedurës në rastin e akuzave. Ne jemi tani në procesin e formimit të një ekipi të gjykatësve që do të punojnë në këtë gjykatë në momentin kur ne kemi një qeveri te re në Prishtinë”, tha Kacijancic.

Megjithatë, ajo nuk ka dashur të komentoj nëse funksionimi i kësaj gjykate është kusht i BE-së, për Kosovën drejt anëtarësimit në BE.

“Unë mendoj se ju jeni shumë mirë në dijeni të angazhimit që kanë atje kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe të detyrimeve që kanë të gjithë pjesëmarrësit e procesit të stabilizim asociimit, si dhe zgjerimit, dhe unë nuk do të shkojë përtej kësaj”, theksoi Kacijancic.

Prokurori Williamson sot publikoi raportin e Task Forcës për hetimin e pretendimeve të senatorit Dick Marty rreth trafikimit të organeve nga pjesëtarët e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat