Lunacek: Është mirë që flitet për akuza kundër individëve e jo kundër UÇK-së

Kosova

Lunacek: Është mirë që flitet për akuza kundër individëve e jo kundër UÇK-së

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:39

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se raporti i Clint Williamsonit për tregti me “organe njerëzore në Kosovë” do të sjellë zbardhjen e përgjegjësisë.

Lunacek ka apeluar te Bashkimi Evropian që sa më parë të formohet gjykata e cila do të merret me pohimet dhe do të ngritë aktakuza kundër individëve përgjegjës.

“Aktakuzat për krimet e dyshuara kundër njerëzimit që kanë kryer luftëtarët e lartë të UÇK-së me vite të tëra po i rëndojnë raportet ndërfqinjësore në rajon”, ka thënë ajo, duke shprehur kënaqësinë qe raporti i Williamsonit tash ofron mundësi për zbardhjen e përgjegjësisë.

Ajo ka theksuar se është mirë që në raport flitet për “akuza kundër individëve”, e jo kundër tërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka luftuar kundër dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat