Williamson, vrasje pa gjyq, burgosje jashtëligjshëm dhe trajtim çnjerëzor ndaj FARK-ut dhe LDK-së

Kosova

Williamson, vrasje pa gjyq, burgosje jashtëligjshëm dhe trajtim çnjerëzor ndaj FARK-ut dhe LDK-së

Nga: Hava Orana Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:08

Prokurori i EULEX-it Clint Williamson publikoj raportin e shumë përfolur për krimet që janë bërë në Kosovë, gjatë e pas luftës, të bazuar mbi një hetim prej dy vite e gjysmë. Ai në këtë raport ka paraqitur të gjeturat rreth vrasjeve më makabre gjatë luftës dhe pas saj. Po ashtu edhe rreth trafikimi të organeve, ku tha që nuk ka gjetur dëshmi, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë e kryerjes së tyre.
Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, në një konferencë shtypi të martën në Bruksel, ka paraqitur këtë raport, i pritur qe sa kohë dhe me shumë interesim edhe për mediat ndërkombëtare. Ky raport pritej të vendoste për fatin e shumë liderëve politikë. Williamson ka thënë se ky raport përmban njërin ndër hetimet më të plota që janë bërë deri më tani rreth krimeve të pas luftës në Kosovë. Me këtë rast tha se do të ngritet një aktakuzë ndaj ish zyrtarëve të UÇK-së.

Akuzat

“Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është drejtuar ... kundër bashkëkombëtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së”, thuhet në raport.
“Për më tepër, ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK-së ndërmorën një fushatë të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politik shqiptarë kosovarë, e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor”, thotë Williamson.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat