Guardian deshifron raportin e Williamson: Politikanë të nivelit të lartë përballë aktakuzave për krime

Kosova

Guardian deshifron raportin e Williamson: Politikanë të nivelit të lartë përballë aktakuzave për krime

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:52

Gazeta britanike Guardian thotë se raporti i Taskë Forcës i ka ballafaquar figurat më të larta të skenës politike të Kosovës me akuza për krime të luftës. Por, çka nëse politikanët që dyshohen tentojë ta bllokojnë formimin e Gjykatës duke e përdorur fuqinë e tyre politike? Williamson thotë se kjo do të shihej si përpjekje e politikanëve për të shpëtuar lëkurën e tyre e jo mbrojtje e interesave të vendit.

Politikanë të nivelit të lartë ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit

Aktakuza e mundshme ndaj zyrtarëve të lartë të UCK’së ndërlidhet me pohimet për pastrim etnik nga viti 1999.

Figura udhëheqëse politike të Kosovës po ballafaqohen me akuza nga një Gjykatë Speciale e Bashkimit Europian për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjet, rrëmbime, dhunë seksuale, dhe abuzime tjera ndaj serbëve dhe minoritetit romë, sipas kryeprokurorit që ka kryer hetime speciale tre vjeçare.

Williamson nuk i ka përmendur emrat e të dyshuarve por i ka përshkruar si “zyrtarë të lartë të ish- UÇK’së, të cilët kanë luftuar një një kryengritje kundër regjimit të Slobodan Milosevicit'

Shumë prej komandantëve të UÇK’së kanë marrë pozita udhëheqëse pasi Kosova ka shpallë pavarësinë e saj më 2008.

Besohet se së paku disa prej aktakuzave janë të përgatitura nga Taskë Forca e BE’së për hetime speciale janë kundër figurave më të larta që janë të involvuara aktivisht në politikë.

Guardian shkruan se pavarësisht mungesës së provave për trafikimin organesh, akuzat për trafikim dhe shkelje të drejtave të njeriut do t’i turpërojnë qeveritë perëndimore dhe SHBA’të të cilat kanë ofruar një mbështetje entuziaste për lidershipin e UÇK’së gjatë dhe pas luftës.

Guardian po ashtu thotë se aktakuzat nuk mund të bëhen publike para formimit të Gjykatës e cila do të themelohet, sipas të gjitha gjasave në Holandë.

Por krijimi i saj po vonon për shkak të vonesave burokratike rreth fondeve nga Komisioni Europian dhe trazirave politike në Kosovë. Ai ka thënë se shpreson që Gjykata do të krijohet në fillim të vitit të ardhshëm por me rastet do të merret një prokuror i ri. Williamson do ta lëshojë pozitën muajin e ardhshëm, pas tre vjetësh

Ai ka thënë se po largohet për arsye profesionale dhe familjare.

“Ka pasur raportime në media se po largohem për shkak se hetimet po kollapsojnë. Kjo është plotësisht e pavërtetë. Unë mendoj se kemi pasur një hetim shumë solid dhe rezultate shumë të mira” i ka thënë ai Guardian’it.

Taskë Forca në masë të madhe konfirmon gjetjet e mëhershme të Këshillit të Europës një hetim i udhëhequr nga politikani zviceran, Dick Marty më 2010.

Ai mbështet gjetjet e raportit të Martyt se një ‘grusht’ të burgosurish është vrarë në mënyrë që tu merren organet dhe më pas të shiten. Por Williamson ka thënë se”për t'i ndjekur krime të tilla kërkohet një nivel i dëshmive që ende nuk e kemi siguruar” .

15 vjet pas, ne kemi informata solide se këto gjëra kanë ndodhur, por jo dëshmi fizike. Nuk ka trupa, nuk ka emra të viktimave” ka thënë Williamson për Guardian.

Guardian rikujton se krijimi i Gjykatës Europianë do të kërkojë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe 2/3 në Parlament. Në teori të dyshuarit mund ta përdorin fuqinë e tyre për të bërë obstruksion, por Williamson thotë se kjo do të hasë kundërshtim substancial brenda Kosovës dhe jashtë.

“Unë mendoj se do të jetë e vështirë për ata që politikisht ta bllokojnë nëse provojnë ta bëjnë këtë. Nëse qasje e BE’së dështon, alternativa e mundshme tjetër është që kjo të shkojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB’së dhe shumë kosovarë do ta kundërshtojnë këtë” ka thënë Willimason.

“Pra do të ishte e vështirë që kjo të shitet duke thënë se ata po i mbrojnë interesat e Kosovës se sa të themi se ata po përpiqen ta shpëtojnë lëkurën e tyre.Ka shumë presion që kjo të funksionojë dhe njerëzit në spektrin politik kanë qenë mjaftë mbështetës të kësaj publikisht, kështu që jam optimist se ata do t’i përmbahen kësaj” ka thënë Williamson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat