Gashi: Raporti i Williamsonit tepër i paqartë

Kosova

Gashi: Raporti i Williamsonit tepër i paqartë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:46

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur raportin e prokurorit Clint Wlliamson me shumë diplomatik se sa të një prokurori të nivelit të tij, duke e parë këtë si rrezikun kryesor. Madje, Gashi thotë se hetimi për akuzën sensacionale, po aq sa monstruoze, për kinse trafikim organesh njerëzore qëllimisht nuk është përmbyllur as këtë herë.

Avokati Gashi i cili mbron ish Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, thotë se ky raport do t’i mbaj peng edhe për një kohë të pacaktuar udhëheqësit më të lartë të ish UÇK-së, një pjesë e të cilëve janë, apo pretendojnë të jenë udhëheqës të lart shtetëror të Kosovës.

“Publikimi i sotëm i raportit të ambasadorit dhe prokurorit Clint Wiliamson do të mbajë edhe për një kohë të pacaktuar peng udhëheqësit më të lartë të ish UÇK-së, një pjesë e të cilëve janë, apo pretendojnë të jenë udhëheqës të lart shtetëror të Kosovës. Hetimi për akuzën senzacionale po aq sa MONSTRUOZE, për kinse trafikim organesh njerëzore qëllimisht nuk është përmbyllur as këtë herë. Raporti i Williamson në të njëjtën kohë është tepër i paqartë rreth përgjegjësisë eventuale penale për krime të pretenduara të ish ushtarakëve të UÇK-së,duke pretenduar në të njëjtën kohë se krimet e pretenduara kanë qenë të organizuara nga struktura të caktuara të UCK-së,dhe se hetimi nuk është i drejtuar kundër UCK-se si strukturë ushtarake”, tha Gashi përmes një mesazhi telefonik.

Avokati Gashi ka shtuar se asgjë nuk ka ndryshuar me këtë raport, madje raportin e quan me shumë diplomatik se sa të nivelit të prokurorit Williamson.

“Unë besoj se njoftimi i sotëm në formë të raportit të Williamson është me tepër raport i një diplomati se sa raporti i një prokurori të nivelit të tij, dhe këtu është rreziku kryesor. Deri sa Williamson ta "publikoj" raportin me emra dhe mbiemra, me pozita të tyre në UÇK dhe me postet shtetërore nè Kosovè ,mund të ketë shumè favore në të mirë të “raportit” që do ta ketë emërtimin Aktakuzè, për ta shpëtuar vetën dhe kjo do ta dëmtoj shumë Kosovën si shtet për se paku 10 vitet e ardhshme”, ka shkruar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat