Clint Williamson ishte bashkautor i aktakuzës kundër Slobodan Milosevic’it

Kosova

Clint Williamson ishte bashkautor i aktakuzës kundër Slobodan Milosevic’it

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 14:40

Prokurori i Taskë Forcës së Bashkimit Europian e cila ka hetuar pohimet në raportin e Dick Martyt, ka rikujtuar se ai ka qenë njëri ndër njerëzit që kanë shkruar aktakuzën kundër Slobodan Milosevicit, për krimet e kryera në Kosovë.
Williamson këtë e ka zbuluar derisa ka shpalosur gjetjet e tij për hetimin 3 vjeçar të Taskë Forcës.

“ Unë isha në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 dhe unë e mbikëqyra hetimin pasues nga TPNJ-ja për krimet e kryera nga serbë gjatë asaj periudhe, duke e shkruar si bashkautor aktakuzën e parë kundër Slobodan Milosheviçit dhe të tjerave për krimet e drejtuar kundër viktimave shqiptare kosovare. Unë kisha një rol udhëheqës në nxjerrjen e kufomave nga varrimet masive gjatë verës së vitit 1999 ku trupat e mijëra viktimeve shqiptare kosovare janë rimarrë. Unë shkova në shumë vende të krimeve nëpër Kosovë dhe kam kaluar shumë orë duke biseduar me viktime dhe familjarët që kanë humbur të dashurat. Pra, nga angazhimi im krejtësisht i drejtpërdrejt, unë e kuptoj qartë çfarë ndodhi në Kosovë në vitet që paraprinin luftën në vitin 1999 si dhe gjatë luftës” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat