AAK: Çdo implikim individual nuk e zbeh pastërtinë e luftës së UÇK’së

Kosova

AAK: Çdo implikim individual nuk e zbeh pastërtinë e luftës së UÇK’së

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 12:46

Parti e Ramush Haradinajt ka reaguar pas konferencës së Prokurorit që po heton disa ish-udhëheqës të UÇK’së si të implikuar në krimet e pasluftës. Sipas AAK’së, asnjë rast individual nuk e zbeh pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK’së.

Lexojeni të plotë deklaratën e AAK:

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës me vëmendje të posaçme e ka ndjekur publikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadorit Clint Williamson.

Aleanca konsideron se e tërë puna e Task Forcës dhe Raporti i ambasadorit Williamson janë nje hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun.

Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat