Sylë Hoxha emërohet u.d. i Kryeprokurorit të shtetit

Kosova

Sylë Hoxha emërohet u.d. i Kryeprokurorit të shtetit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:28

(E plotësuar) - Me 5 vota për , një abstenim dhe vetë që nuk votoi, Sylë Hoxha prokuror i Prizrenit është emëruar ud. I kryeprokurorit të shtetit- zëvendës i Ismet Kabashit.
Ai u caktua duke premtuar që nuk do të konkurroj për pozitën e kryeprokurorit në garën e ardhshme.

Sylë Hoxha ka qenë zëvendësministër në Kabinetin e qeverisjes AAK-LDK, më saktë në kabinetin e Agim Çekut. Ai në këtë kabinet ka mbajtur pozitën e zëvendësministri të drejtësisë, dhe për shef ka pasur Jonuz Salihajn.

Në disa publikime është cituar edhe si zëvendësministër i rendit.

Hallakamë në Këshillin Prokurorial
Në Këshillin Prokurorial, në këtë mbledhje të fundit që po e mban Ismet Kabashi ka dështuar për dy herë radhazi qe të caktohet u.d. Kryeprokurori i shtetit.

U propozua fillimisht Idain Ismajli, përfaqësuesi i vetëm minoritar në këshill, por u votua kundër tij, dhe propozimi i dytë për jetë pozitë, Sylë Hoxha (kryeprokuror aktual në Prizren) nuk u hidh ene në votim.

Këshilli lypi një herë 15 minuta e më pastaj edhe 30 minuta shtesë pauzë. Kanë plotë dilema se çka janë suke bërë , si të votojnë, kë ta votojnë dhe a kanë të drejtë ata ta caktojnë ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit.

Vërehet një tension, derisa në mbledhje prapë mungon Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, por nuk janë parë deri tash prezent as përfaqësuesit e ambasadës së Amerikës- që rëndomë janë monitorues në këshill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat