Shqiptarët nga Londra, ndihmojnë shqiptarët në lagjen e Boshnjakëve në veri

Kosova

Shqiptarët nga Londra, ndihmojnë shqiptarët në lagjen e Boshnjakëve në veri

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 korrik 2014 Në ora: 09:25

Një grup besimtarësh Mysliman nga Londra, pasi kanë ardhur në Kosovë për pushime verore dhe për festen e Ditës së Bajramit, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ju ndihmuar sadopak familjeve shqiptarë të cilat jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Pra, ky grup mysliman, kanë tubuar një shumë të konsiderueshme të hollash për shqiptarët në Siri në xhamin e tyre në Londër, dhe një pjesë të konsiderueshme prej tyre i kanë shpërndarë edhe në lagjen e Boshnjakëve në veriun e Kosovës.

Shuma e tubuar është mbi 1000 euro, ku shumë familje kanë përfituar nga 50 euro, për ndër të Fiter Bajramit.

Shqiptari më besnik i asaj pjese, profesor Adem Mripa, i tregon gazetës “Bota sot” se më shumë po i ndihmojnë asaj pjese qytetarët shqiptarë të cilët veprojnë në diasporë, sesa institucionet tona në Kosovës.

“Një grup besimtarësh Islam nga një Xhami e Londrës, kanë tubuar një shumë të hollash mbi 1000 euro dhe i kanë shpërndarë nga 50 euro për gati secilën shtëpi në lagjen e Boshnjakëve në pjesën Veriore të Mitrovicës. Nga këta bashkatdhetar kanë përfituar mbi 20 familje shqiptare në veri, ku siç thotë ai ka mjaftuar ai solidaritet duke e quajtur një gjë shumë të madhe, pasi për nder të Ditës së Bajramit sadopak janë gëzuar qytetarët e kësaj pjese. Unë në emrin tim personal dhe në emër të gjithë shqiptarëve të pjesës veriore i falënderoj këta bamirës”, thotë Mripa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat