Qeverisja me “Srpska” e pa VV, rrezik për vendin

Kosova

Qeverisja me “Srpska” e pa VV, rrezik për vendin

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 08:12

Qeveria e re, nëse ajo ka për tu formuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, e ka të nevojshme që me vete me marrë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, raporton TV Rrokum.

Kështu të paktën vlerësojnë analistët dhe njohësit e çështjeve politike në vend. Sipas tyre, pa Vetëvendosjen dhe me Listën Serbe në qeveri, atëherë jo veç që nuk mundet të krijohet stabilitet, por ekzekutivi kishte me qenë i limituam në marrjen e vendimeve, dhe kjo kishte me sjellë rrezik për vendin.

Albert Krasniqi nga KIPRED vlerëson se një qeverisje pa Vetëvendosjen, vec se kishte me i sjellë rreziqe shtetit.
Krasniqi merr shembull se në rast se Kosova kishte me këmbëngul për ndonjë marrëveshje me Serbinë në Bruksel, “Srpska”, mundet me veprimet e saja me qu Kuvendin në shpërbërjen e ta rrëzihqeverinë.
E Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mendon se në rast se “Srpska” kishte me qenë partnerja kryesore e koalicionit për me formuar qeverinë, atëherë qeveria e ardhshme ka me qenë shumë e kushtëzuar për shumë çështje, përfshi dialogun, Trepçën, Brezovicen, themelimi i Gjykatës, çështjet që lidhen e veriun e shumë fusha të tjera. Pa Vetëvendosjen në Qeveri, edhe Korenica thotë vendimmarrja kishte me qenë e limituar.

Ndërsa Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik I Kosovës, thotë se nëse Vetëvendosje refuzon të bëhet pjesë e qeverisë, atëherë Kosova, edhe një herë ka me pas një qeverisje të njëjtë me atë të kaluar, me një shumicë relative në Kuvendin e Kosovës dhe nji qeverisje jo shumë të qëndrueshme.
Selmanaj vlerëson se Kosovës i duhet një qeverisje stabile, mbasi që proceset nëpër të cilat po kalon vendi, kanë nevojë për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat