Të moshuarve në Shtëpinë e Pleqve, askush nuk ua hapi derën për festë

Kosova

Të moshuarve në Shtëpinë e Pleqve, askush nuk ua hapi derën për festë

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 21:32

75 vjeçari Rrahman Shala, i vetëm ishte edhe në këtë festë Bajrami.
Ai është banor i Shtëpisë së Pleqve. Ai që nga mëngjesi ka pritur që dikush t’ia uroj festën e Bajramit. Ai madje, i është gëzuar vizitës së gazetares së televizionit publik, e cila ka realizuar një reportazh në këtë Shtëpi.

Ata rrëfejnë se si kanë përfunduar në Shtëpinë e Pleqve.

Shumicën e kohës e kalojnë duke biseduar me banorë të tjerë të këtij institucioni. Dreka sot ishte më e begatë. Nuk mungonin as ëmbëlsirat që tradicionalisht shërbehen për festën e Bajramit.

Ata kanë marrë urime nga personeli dhe shokët e tyre. Ata janë pajtuar me fatin që të jetojnë në këtë Shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat