Pal Lekaj kërcënohet me këputje të kokës

Kosova

Pal Lekaj kërcënohet me këputje të kokës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:40

Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, tani deputet në legjislaturën e re parlamentare nga radhët e AAK-së, e ka ndjerë të nevojshme që t’ua urojë festën e Fitër Bajramit besimtarëve të fesë Islame
Mirëpo, ndaj këtij urimi ka reaguar ashpër dhe ka kërcënuar Lekajn njëri prej komentuesve me emrin Bujar Avdija.

“pal leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”, ka qenë komenti i tij si përgjigje ndaj urimit të Pal Lekajt, trasnmeton Almakos.

Ndërkohë, komentues të tjerë janë vënë në mbrojtje të ish të parit të komunës së Gjakovës.

Deputeti Pal Lekaj ”përcjell urimet më të sinqerta dhe të përzemërta gjithë ju besimtarë mysliman, me dëshirën që kjo festë në shtëpitë dhe familjet tuaja të përcillet me të mira shpirtërore dashuri, harmoni dhe begati.”

“Shpresoj që në këtë ditë të shënua, të gjithë ne si qytetarë të Republikës së Kosovës me vullnet dhe përkushtim të promovojmë dashuri, tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritetit midis të gjithë neve.”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat