Gjenerali që lejoi desantin serb, ndërsa përndiqte oficerët e FARK-ut

Kosova

Gjenerali që lejoi desantin serb, ndërsa përndiqte oficerët e FARK-ut

Nga: Havë Orana Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:09

Kudusi lame e ka dëmtuar shumë imazhin e një ushtaraku, duke qenë në shërbim të Xhavit Halitit, Azem Sylës, Xheladin Gashit dhe SHIK-ut në përgjithësi, thotë luftëtari Osman Ferizi.

Në përpjekje për ti shkaktuar sa më shumë dëme kombit shqiptarë, serbët në luftën e fundit kishin thyer disa herë kufirin me Shqipërinë, duke kryer edhe sulme me aeroplan, duke grasatuar zona të tëra veriore, por ajo që ka mbetur akti më i rrezikshëm, për të cilin kurrë Serbia nuk dha llogari është vrasja e 34 shqiptarëve dhe plagosja e rreth 240 të tjerëve brenda territorit të Shqipërisë nga më shumë se 20 mijë mina.
Asnjë qeveri në Shqipëri, dhe as kjo e Edi Ramës, që njihet për miqësinë me Serbinë, nuk e ka shtruar çështjen e këtyre minave që vazhdojnë të marrin jetë shqiptarësh, edhe 15 vjet pas luftës në Kosovë.
Përveç heshtjes së shtetit shqiptar dhe tragjedisë në njerëz vendosja e këtyre 20 mijë minave, zbulon edhe një fytyrë tjetër negative të ushtrisë shqiptare, dhe veçmas të disa gjeneralëve të saj, që shumë shpesh edhe nga mediat publike në Kosovë paraqiten si heronj dhe njerëz madhështor të kombit.
Janë po këta ‘heronj’, që nuk gjenin birucë ku të futeshin në ikje prej forcave serbe, ndërsa në vend të ndihmës për forcat ushtarake institucionale të Kosovës, FARK-un, nxirrnin një mijë pengesa, deri tek kërcënimet!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat