Ja pse është 45 % shkalla e gabimeve në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë!

Kosova

Ja pse është 45 % shkalla e gabimeve në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:05

Normaliteti në Universitetin publik nuk mund të sigurohet, “pa u marrë me matrapazllëqet që janë bërë me vite dhe vazhdojnë të bëhen edhe sot.

Gjatë provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë janë vërejtur disa pyetje që përgjigje të saktë nuk kanë pasur. Pra kjo është vërtetuar së paku në dy raste, që nga këto dy pyetje ka gjasa që kanë pësuar shumë kandidat të mos pranohen student në këtë Fakultet, respektivisht në drejtimet si Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji.
Sipas kushteve të përcaktuara për pranim të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë për çdo pyetje të saktë kandidati vlerësohet me 0.6 pikë, ndërsa për çdo përgjigje që e jep të pasaktë, i hiqet 1/3 e përgjigjes së saktë, përkatësisht 0.2 pikë, që nënkupton edhe se një test me shumë më shumë përgjigje negative se sa pozitive, kandidati të marrë pikë negative, pra të hyjë nën zero.
Deri më tash, “Bota sot” ka kuptuar se të paktën dy pyetje janë dhënë gabim, në lëndën e kimisë, e cila është pjesë e provimit pranues të paktën në tri degët e saj, mjekësi e përgjithshme, stomatologji dhe farmaci.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat