Gashiq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbinë!

Kosova

Gashiq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbinë!

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 15:44

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, thotë se Kosova është kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë.

"Kjo është arsyeja se pse angazhohemi që forcat ndërkombëtare në Kosovë, sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara, të ruajnë paqen dhe të kujdesen për sigurinë e pakicave”, tha ai për Dnevnik të Novi Sadit, duke shtuar se Ushtria e Kosovës paraqet rrezik për Serbinë “dhe për rajonin”!

"Jemi duke punuar në mënyrë aktive për të parandaluar çdo rrezik. Jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, shton ai.

I pyetur nëse ka presione mbi Serbinë që t’i drejtohet NATO-s, sidomos gjatë krizës në Ukrainë, ai thotë se nuk sheh arsye për çfarëdo presioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat