Gjergji, Tërnaves: Zoti është i përbashkët

Kosova

Gjergji, Tërnaves: Zoti është i përbashkët

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:10

Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit e ka vizituar edhe Dodë Gjergji i cili është takuar me kreun e BIK-it, Naim Tërnava.

Gjergji ka thënë se zoti është i përbashkët si për katolikë ashtu dhe për myslimanë, të cilët dhe pse i ndajnë festat, nuk e ndajnë dashurinë për njeri tjetrin.

“Unë pata kënaqësinë që sot në këtë moment t’i uroi kryemyftiut zotit Tërnava, Festen e Bajramit. Sepse është një festë e cila na bashkon të gjithëve në agjërim, na bashkon të gjithëve përpara zotit të gjithëpushtetshëm, i cili është zot i përbashkët si për myslimanet si për katoliket. Sepse siç ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë, neve të gjithëve na nxen i njëjti diell që e ka krijuar zoti. Nuk mund t’i ndajmë të mirat që zoti ia ka dhënë njerëzimit dhe pse ne i ndajmë festat, ne nuk e ndajmë dashurinë për njëri tjetrin”, ka thënë Gjergji. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat