Kurti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Kosova

Kurti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 11:10

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me deputetët Visar Ymeri e Besnik Bislimi, vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se në këtë ditë ta përkujtojmë rëndësinë e përkushtimit shpirtëror, duke theksuar që njerëzit jo vetëm që duhet të bëjnë vepra të mira, por në të njëjtën kohë duhet që edhe t'i ndihmojnë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha.

"Sot e vizituam Myftiun Naim Ternava, për t'ia uruar Fitër Bajramin atij dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Me këtë rast, ne si delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ua urojmë Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë, në mënyrë që në këtë ditë ta përkujtojmë rëndësinë e përkushtimit shpirtëror, duke theksuar që njerëzit jo vetëm që duhet të bëjnë vepra të mira, por në të njëjtën kohë duhet që edhe t'i ndihmojnë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha. Pra, Fitër Bajrami, sot na orienton edhe te përkushtimi shpirtëror, por edhe te solidariteti shoqëror, nëpërmjet zeqatit: tek ata të cilët i kanë kushtet më të vështira dhe jetën me më shumë sfida se sa të tjerët.", ka thënë Kurti. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat