Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Kosova

Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 11:03

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga udhëheqësi i BIK-it, Myftiu Naim Tërnava me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova, shteti ynë është dëshmuar që është një vend i paqes dhe i harmonisë fetare dhe kjo liri fetare është pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut.

“Sot të gjithë qytetarët e Kosovës janë së bashku me familjet e tyre për të kremtuar festën e Bajramit, festa më e rëndësishme e besimit mysliman e cila simbolizon paqen dhe mirëkuptimin.

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj festën e Bajramit, që këtë festë ta shënojnë në paqe, mirëkuptim, dashuri, solidaritet dhe në mirëqenie.

Kosova, shteti ynë është dëshmuar që është një vend i paqes dhe i harmonisë fetare dhe kjo liri fetare është pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut. Prandaj, edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj festën e Bajramit, që ta kalojnë në solidaritet, mirëkuptim dhe në dashuri me njëri tjetrin. Me fat dhe për shumë mote!”, ka thënë Jahajaga. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat