Thaçi ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës

Kosova

Thaçi ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 10:56

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë Hajredin Kuçi dhe ministrin në largim të Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Thaçi ka përcjellë urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për tolerancë fetare, qytetare dhe politike.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj që edhe njëherë të gjithë besimtarëve, t’ju uroj në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në këtë ditë të respektit të ndërsjellë, të tolerancës, të mirëkuptimit, të dashurisë, të paqes. Uroj që të ketë çdoherë tolerancë të tillë fetare, qytetare, politike në Kosovë. Uroj që në këtë ditë të shenjtë të kujtojmë dëshmorët e kombit, të kujtojmë heronjtë, të kujtojmë sakrificën tonë dhe natyrisht të gjithë kështu të bashkuar të marrim energji për të ardhmen, për ndërtimin e shtetit tonë edhe më të fuqishëm”, ka thënë Thaçi, pas vizitës që bëri në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat