Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli Uron Festen e Fiter Bajramit

Kosova

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli Uron Festen e Fiter Bajramit

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 08:32

Ditët e Fitër Bajramit shënojnë përfundimin e Muajit të Shenjtë të agjërimit.
Sakrifica e besimtarëve mysliman në përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame kulmon me festimin e ditës kur shprehet adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, paqja, mirësia, bujaria, ditën e Fitër Bajramit.

Kjo ditë i bashkon të gjithë besimtarët në një qëllim të shenjtë, përkushtim ndaj urdhrave të Zotit, për të trajtuar njëri tjetrin me respekt, dashuri, dhembshuri e mirësi.

Le të vazhdojmë edhe gjatë tërë vitit me vepra të mira, ashtu sikurse edhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe shijoni begatitë që u janë dhuruar.
Të nderuar bashkatdhetarë, urime e për shumë motFitër Bajramin. Zoti ju bekoftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat