Thaçi uron Bajramin: Lutemi për mërgimtarët, policët, ushtarët

Kosova

Thaçi uron Bajramin: Lutemi për mërgimtarët, policët, ushtarët

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 07:55

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka uruar me rastin e Bajramit të gjithë myslimanët.
Ai ka thënë se në këtë kohë “mendojmë dhe lutemi” për mërgimtarët, ushtarët dhe policët.

Mesazhi i plotë:

Nesër është dita e Fitër-Bajramit kur edhe festojmë përfundimin e muajit të shenjte të Ramazanit duke kaluar kohë me më të afërmit tonë, duke hapur zemrat dhe dyert e shtëpisë për miq dhe familjarë dhe duke ndihmuar ata në shoqërinë tonë që kanë nevojë për përkrahje. Edhe une do të jem me familjen time dhe Lumja, Endriti e unë që të gjithëve ju dëshirojmë me fat Bajramin. Në këtë kohë mendojmë dhe lutemi edhe për mërgimtarët që janë në rrugë për të arritur sa më shpejtë në Kosovë si dhe policët dhe ushtarët tanë që nuk do të jenë në gjirin familjar duke mbrojtur kufinjtë dhe atdheun.

Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja dhe gjithë Kosovën. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat