Skandaloze: Bytyc paguante seksin me para

Kosova

Skandaloze: Bytyc paguante seksin me para

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:51

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Prizrenit, Mehmet Bytyc, nuk e kishte problem çështjen financiare për t’i kënaqur epshet e tij seksuale. Ai dyshohet se ka paguar me para ‘kohën seksuale’ me të miturën.

Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria tha se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

“Ky rast është hetuar që një kohë nga Policia e Kosovës, pasi që një vajzë e arrestuar ka treguar për rastet e paguara seksuale”, tha Sadria për “PrizrenPress”.

Sipas tij, gjatë hetimeve ka rezultuar që edhe Bytyc ka qenë pjesë e këtyre “pazareve”.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që e arrestuara femër kishte treguar që i dyshuari është në një lidhje më të miturën. Pas hetimeve, ka rezultuar edhe arrestimi”, tregon Sadria.

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për Mehmet Bytycin. Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat