Gashi i paralajmëron serbet: Mos i largoni shiritat

Kosova

Gashi i paralajmëron serbet: Mos i largoni shiritat

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:24

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka kërkuar nga serbet të mos i largojnë shiritat e vendosur në dy objektet ilegale tek Kroi i Vitakut.

Sipas Gashit largimi i këtyre shiritave largimi i shiritave dhe rifillimi i punës përbën vepër penale dhe paralajmërojmë aktorët se një veprim i tillë do të pasohet me rrënimin e objekteve dhe ndjekje penale.

“Siç kemi paralajmëruar inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të mbështetur nga forcat e rendit të Republikës së Kosovës, vendosën shiritët në dy objektet ilegale te Kroi i Vitakut, objekte këto të financuara nga Qeveria e Beogradit dhe pa leje ndërtimi nga organet e Republikës së Kosovës. Intervenimi përfundoi me sukses dhe pa asnjë incident. Ndërkohë bëjmë me dije edhe njëherë që largimi i shiritëve dhe rifillimi i punës përbën vepër penale dhe paralajmerojmë akterët se një veprim i tillë do të pasohet me rrënimin e objekteve dhe ndjekje penale.
Qeveria e Kosovës respekton marrëveshjet e arritura dhe moratoriumin e negociuar dhe kërkon nga të gjitha palët të respektohet.
Falenderojmë forcat e rendit, inspektoriatin dhe zëvendëskryeministren, znj. Edita Tahiri për mbështetjen për shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Gashi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat