Zafir Berisha: Zyrat e Komunës së Prizrenit, përdoren si bordele

Kosova

Zafir Berisha: Zyrat e Komunës së Prizrenit, përdoren si bordele

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:14

Suspendimi i drejtorit të Drejtorisë së Financave, nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, shihet si vendim i vonuar dhe tendencë për fshehje të këtij skandali.

Muhamet Bytyç është arrestuar me 21 korrik, derisa vendimi për suspendim merret disa ditë më vonë.

Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, thotë se zyrat e Komunës po përdoren si bordele.

“Është kulmi i marrive që ndodhin në qytetin e Prizrenit”, thotë ai për KTV, duke shtuar se Muja ka dashur ta fsheh skandalin
Zyrtarët e Komunës nuk duan të flasin për këtë temë.

Zëdhënësi Ymër Berisha është arsyetuar për KTV se kjo është një çështje e ndjeshme!

Ndërkaq, nga policia konfirmojnë se Bytyçi është arrestuar më 21 korrik dhe se momentalisht gjendet në arrest shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat