Kusari –Lila uron besimtarët mysliman për festën e Bajramit

Kosova

Kusari –Lila uron besimtarët mysliman për festën e Bajramit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:44

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.
Në urimin e saj, thuhet veç tjerash edhe se “shprehë dëshirën që paqja, harmonia, dashuria e respekti” të jenë gjithmonë me ju.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Më lejoni që t’ju shpreh urimet më të përzemërta për Fiter Bajramin, me dëshirën që gjithmonë të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria, respekti dhe perspektiva për një jetë më të lumtur dhe më të begatshme.
Duke shprehur admirimin tim për devotshmërinë e gjithë besimtarëve, uroj që me rastin e shënimit të kësaj feste të madhe të shtrihet dora e solidaritetitvëllazëror dhe miqësor, që fryma e mirëkuptimit ndërmjet njerëzve të rritet dhe të zgjerohet, duke ndihmuar sidomos nevojtarët dhe të gjithë ata që kanë besim dhe shpresë për ditë më të mira.
Uroj që besimtarëve të besimit islam Zoti t’jua pranojë të gjitha ibadetet që i kanë bërë në muajin e Ramazanit.
Gëzuar dhe me fat Fiter Bajrami!

Me respekt,

Mimoza Kusari Lila

Kryetare e Komunës së Gjakovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat