Tahiri viziton Kroin e Vitakut

Kosova

Tahiri viziton Kroin e Vitakut

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:05

Zëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri së bashku me inspektorët e ndërtimit të Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë kanë vizituar Kroin e Vitakut për zbatimin e vendimit për ndaljen e ndërtimeve ilegale.

Me këtë rast, Tahiri ka theksuar se veprimet që nuk janë në pajtim me ligjet e Kosovës dhe moratoriumin e arritur mes MMPH-së dhe dy kryetarëve të komunave respektive në Mitrovicë dhe faktorit ndërkombëtar përbëjnë vepër penale dhe Qeveria e Kosovës sipas kompetencave ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr masat e nevojshme.

“Çdo veprim tjetër pas kësaj mase të vendosur pa miratimin e organeve kompetente do të bart konsekuenca ligjore, ka thënë ajo.

Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht MMPH-së gjatë ditës së djeshme ku është urdhëruar Komuna e Mitrovicës Veriore që të ndërpres rifillimin e ndërtimeve në lagjen Kroi i Vitakut dhe i cili nuk është implementuar nga ana e kësaj të fundit, ka filluar aksioni i Qeverisë së Kosovës për ndaljen e punimeve ndërtimore. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat