Zv/kryeministri i Kosovës i thur lavde kryeministrit të Serbisë

Kosova

Zv/kryeministri i Kosovës i thur lavde kryeministrit të Serbisë

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 18:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Sllobodan Petroviq ka deklaruar sot se politika të cilën kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po e udhëheqë ndaj Kosovës është rruga e vetme dhe mënyra që të mbrohen interest dhe të sigurohet qëndrimi i serbëve në Kosovë.

Petroviq i ka thënë se është shumë e rëndësishme që Beogradi zyrtar të mbështesë pjesëmarrjen e serbëve në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, ku serbët do të marrin pjesën e përgjegjësisë.

“E di se kjo nuk është aspakt e lehtë dhe aspakt popullore, por është shumë e përgjegjshme dhe gjithësesi me këtë rast ndajë respect të madh ndaj Qeverisë së Serbisë, para së gjithash për njeriun e parë Aleksandar Vuçiqin, i cili është i vendosur për këtë lloj të politikës e cila është e vështirë dhe sfiduese, mirëpo jam plotësisht i sigurt se kjo është rruga e vetme për të mbrojtur interesat e bashkësisë sonë dhe kështu të mundësojë përspektivë për qëndrimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai. Radios “Kontakt Plus”

Duke folur lidhur me mandatarin për krijimin e Qeverisë së Kosovës, Petroviq ka thënë ka thënë se qëndrimi i deputetëve serbë është i qartë dhe se do ta mbështesin atë që në Kuvend e siguron shumicën.
“Cilido që të jetë, ne do ta ftojmë që të jemi pjesë e Qeverisë, ajo që është plotësisht e qartë, ne e kemi platformën e cila do të bazohet në bisedime rreth pjesëmarrjes në Qeverinë e re dhe kjo është e njohur qysh më herët”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat