Isa duket kandidat i pasfidueshëm në LDK

Kosova

Isa duket kandidat i pasfidueshëm në LDK

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:01

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është favoriti kryesor për të udhëhequr LDK-në edhe për katër vitet e ardhshme, thekson nënkryetari i LDK-së Haki Rugova. Ai pohon se, gara do të jetë e hapur për të kandiduar kushdo që dëshiron t’i hyjë garës për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Mendoj se Isa Mustafa është favorit për t’u rizgjedhur në krye të LDK-së. Nuk përjashtohet mundësia që ai të rikandidohet”, ka theksuar Rugova.

Njëri prej më të përfolurve për postin e të parit të LDK-së, Lutfi Haziri, për gazetën “Bota sot” nuk tregon se a do të kandidoj për këtë post, pasi thotë se është Kryetar i Gjilanit, ndërsa për zgjedhje thekson se, Lidhja Demokratike e Kosovës në rend e ka ndërtimin e institucioneve shtetërore e jo zgjedhjet në parti.

“LDK-ja nuk i ka në rend pune zgjedhjet në parti, por ndërtimin e institucioneve shtetërore. Është humbje kohe të merremi me një temë kur LDK-ja e ka para çështjen e Kryeparlamentarit, Kryesin dhe Kryetarin e saj. Po ashtu ne kemi ndërtuar konsensuse politike, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të “përçahet" për ambicie apo agjenda të të tjerëve... Ne do të unifikohemi e bashkohemi si kurrë më parë. Sa më përket mua, unë jam Kryetar i Gjilanit dhe Degës së LDK”, thotë Lutfi Haziri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat