Reagon Kelmendi: U jam shumë mirënjohës Amerikanëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia

Kosova

Reagon Kelmendi: U jam shumë mirënjohës Amerikanëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 14:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka sqaruar qëndrimin e tij për t’i bojkotuar produktet izraelite. Ai ka thënë se nuk është kundër produkteve amerikane.
Kelmendi ka shkruar se e ka obligim moral dhe është mirënjohës ndaj SHBA’së për çlirimin e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin e Kelmendit:

Turp për ata që shtrembëruan shkrimin tim!

Nuk kam thënë të bojkotohen produktet amerikane, por izraelite..

Mos manipuloni dhe shtrembëroni.

Ja katër argumente se unë jam më proamerikan se ju:

1.KU'RANI më mëson që të flas dhe sillem me respekt me krishterët dhe hebrenjtë.

2.Me qëndrimin tim kundër homoseksualëve nuk ja dua të mirën vetëm popullit tim,por edhe amerikanëve dhe gjithë të tjerëve.

3.Unë iu jam shumë mirënjohës Amerikanëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia (ALLAHU na ka porosit: kush nuk falënderon njerëzit,nuk ka falënderuar ALLAHUN).

4.Qëndrimi im përballë amerikanëve është parimor ,në dallim prej juve që është i interesit.

Ju sot jeni me Amerikën ,nesër me ata që janë më të fortë,ndërsa unë pavarësisht kush është i fortë në të ardhmën,kam obligim moral ndaj SHBA për çlirimin e Kosovês dhe iu jam mirënjohës.

Me respekt,Gëzim Kelmendi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat