​Kabinat telefonike, përdoren për reklama e mbeturina, jo për thirrje

Kosova

​Kabinat telefonike, përdoren për reklama e mbeturina, jo për thirrje

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 13:17

Kabinat publike nëpërmes të cilave qytetarët mund të kryejnë shërbime telefonike, nuk po shfrytëzohen nga konsumatorët për të bërë thirrje.
Megjithatë, ato po përdoren nga qytetarët në vend të shportës së mbeturinave dhe për të vendosur reklama nëpërmjet posterave.
Gjithashtu, shumë nga to janë të pluhurosura tej mase.
Nga gjendja e këtyre kabinave telefonike, qytetarët ngurrojnë që t’i përdorin këto duke thënë se nuk janë në gjendje të rregullt dhe se duhet të mirëmbahen më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat