Komuna “reklamon” spotin e bërë nga kompania e Fisnik Ismailit [video]

Kosova

Komuna “reklamon” spotin e bërë nga kompania e Fisnik Ismailit [video]

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 21:25

Në ekranet e vendosura në korridoret e objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, përveç informatave për rend në sportele, gjysma e ekranit reklamon videoklipin e këngës ‘Happy Prishtina’, e bërë nga kompania ‘Karrota’ e deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, raporton emisioni ‘038’ në KTV.
Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi ka thënë se nuk kanë pasur video tjetër dhe se shumë shpejt ky klip do të largohet për t’u vendosur spote informuese për punë në komunë.
Ndryshe Vetëvendosje sa ishte ne opozitë kishte kritikuar ish qeverisjen e Isa Mustafës se po i përdorë ekranet për të bërë reklamë të përurimeve e jo për të dhënë informata për çka edhe janë të destinuara.
Qytetarët ndërkohë janë shprehur relativisht të kënaqur me sistemin e filetimit duke thënë se është me rëndësi që askush nuk iu zë radhën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat